Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal në Sulaj të Fierit. Trupi i përket 23-vjeçarit me inicialet F.S, banues në Sulaj.
Sipas policisë 23-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë, pas një konflikti, dhe më pas është hedhur në kanal.
Pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë është gjetur dhe një makinë tip ‘’Renault” me targa AA641EN, ndërsa mjeti ka pasur mjaft dëmtime, dhe dyshohet se është në pronësi të të riut.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.
Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.r