Ngjarja ka ndodhur ditët e fundit dhe shumë të paktë janë ata që e kanë marrë vesh se është dhunuar varri i Mit’hat Frashërit.
Kjo fotografi është bërë sot dje pasdite nga Gazeta Dita. Sikurse duket nga fotografitë, janë hequr pllakat e mermerit nga pjesa ballore e piedestalit që mban kokën e Mit’hatit, si dhe një pllakë e madhe në anën e majtë të tij.
Rreth bustit tani janë vendosur shirita të verdhë plastmasi, ndërsa aty ku duhej të ishte emri i Mit’hatit, është vënë një tabelë e verdhe ku lexohet: “KUJDES! KËTU PUNOHET”.
Në 14 nëntor të vitit të kaluar kryeministri Edi Rama, me një ceremoni shtetërore solli eshtrat e ish-kryeballistit Frashëri, ngjarje kjo që provokoi debat.
/a.r