Dje, Basha doli në një konferencë për mediat, duke thënë se në shtator do të zbulojë detajet e planit kombëtar të PD, që parashikon auditimin dhe hetimin e menjëhershëm të të gjithë ndërtimeve dhe veprave publike të mbaruara, në proces apo të planifikuara.
Ndërkohë që ai fliste për mediat, në rrjetin e tij social, ku po transmetohej live konferenca, demokratët nuk janë kursyer.
Dikush nga demokratët i shkruan se po i detyron të dorëzojnë kartat e anëtarësisë, pasi po çdon drejt vdekjes PD-në.
“Dhe ti zotëri mjaftohesh me këtë që ti thua? Nga kush pret ti që të ketë një pozicion dhe një ndërmarrje të fuqishme proteste? Pse vazhdon të flasësh, duhet të merren masa, por nga kush?”, pyet një nga demokratët Bashën.
Të tjerë bëjnë thirrje që në krye të PD të rikthehet ish kryeministri Sali Berisha, pasi me Bashën sipas tyre nuk merret pushteti.
“O Lul nuk rrëzohet komunizmi me konferenca shtypi o daj, duhet Berisha prap se me ty as ne 2050 nuk merr pushtet….. Boll se na lodhe ke 6 muaj që na mërzit me akuza, populli do vepra o kryetar….
Zoti Basha lëre Italine dhe Europën. Ato i ndihmon, i ruan dhe i drejton policia. Shkojnë me autobus të organizuar, punojnë për 10 mijë lekë në ditë dhe kthehen në darkë. Jo më pak se nga tre katër autobus të organizuar dhe të shoqeruar nga shteti, të paktën në Fushë Krujë” – shkruan një tjetër në videon e shpërndarë dje nga Lulzim Basha.
/a.r