Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson njoftoi sot një projekt për dhënien në mënyrë të përshpejtuar të vizave për të tërhequr ”thithjen e trurit” dhe mundësuar Britanisë së Madhe që të vijojë të jetë ende një superfuqi në aspektin shkencor, edhe pas Brexit.
I planifikuar për në 31 tetor, fenomeni Brexit po shqetëson hulumtuesit që punojnë në Britaninë e Madhe, të cilët ngrenë pikëpyetje në lidhje me vijimin e punëve kërkimore të financuara nga Bashkimi Europian.
Sipas projektit të bërë publik nga Johnson, të cilin ai shpreson ta nisë që këtë vit, disa pista do të studiohen për të lehtësuar procedurat për dhënien e vizave për shkencëtarët më të mirë të globit.
/a.r