Një shqiptar në Itali është bërë protagonist në një aksident teksa po zhvillohej një tur amatorial çiklistik.
Një grua është përplasur për vdekje dhe dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një automjet që drejtohej nga një shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në Via Roma, mëngjesin e së enjtes kur gruaja e moshës 54 vjeç, e identifikuar si Onorina Chiurato, humbi jetën pas përplasjes fatale.
Nuk është ende e qartë se cili ka qenë fajtori në këtë aksident, nëse gruaja ka ndërruar papritur kursin e drejtimit të biçikletës, ose nëse drejtuesi i mjetit e ka kuptuar shumë vonë prezencën e çiklistëve dhe ka qenë me shpejtësi të lartë.
Plagët e marra nga gruaja ishin të rënda dhe pavarësisht ndihmës mjekësore nuk ka mundur të mbijetojë.
/a.r