Është e vështirë të ndahesh nga një libër i bibliotekës tënde. Por kjo pengesë mund të kapërcehet kur mendon se dikujt, diku, ai libër do t’i lehtësojë mundimet, do të bëjë që koha t’i ecë më shpejtë dhe do ta ushqejë me vlera estetike.
“Dhuro një libër” është nisma më e re e Ambasadës Shqiptare në Hungari.
Në kuadër të kësaj nisme ambasada në Budapest fton të gjithë shqiptarët me banim në Hungari që të dhurojnë nga një libër në shqip për bashkatdhetarët e tyre që ndodhen në Szeged.
Nisma më e re e Ambasadës Shqiptare në Hungari “Dhuro një libër” është përshëndetur edhe nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili është shprehur se, “shqiptarët të cilët jetojnë në shtetin hungarez mund t’i bashkohen nismës “Dhuro një libër” deri më 30 shtator. Librat në gjuhën shqipe do të dhurohen mes bashkëatdhetarëve, pjesë e komunitetit shqiptar atje, me qëllim ruajtjen e kulturës dhe leximit në gjuhën shqipe”.
/a.r