Më shumë se 200 kryetarë bashkie të qyteteve amerikane i kërkuan sot Senatit të miratojë sa më shpejt ligje të reja për rregullimin e tregut të armëve, pas sulmeve të përgjakshme në fundjavë
Rreth 214 kryetarë bashkie republikanë dhe demokrat në një letër drejtuar liderëve të Senatit u kanë kërkuar të zhvillojnë një seancë të jashtëzakonshme dhe të organizojnë një votim për dy projektligje tashmë të miratuara në Dhomën e Përfaqësuesve.
Këto projektligje parashikojnë të shtrijnë kontrollet për blerësit në të gjitha transaksionet duke përfshirë këtu shitjen e armëve mes individëve apo gjatë panaireve të armëve dhe për të zgjatur në 10 ditë afatin mes këtij kontrolli dhe dorëzimit të armëve.
Këto reforma i bëjnë qytetet tona më të sigurta pa kompromentuar të drejtat e pronarëve”, shkruajnë nënshkruesit e kësaj letre, mes të cilëve edhe kryetarët e Bashkive të El Pasos, Teksasit dhe Dejtonit, në Ohajo, ku 31 persona u vranë këtë fundjavë nga sulmet.
/a.r