Kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.
Basha me anë të një videomesazhi akuzon Ramën se po vjedh paratë e shqiptarëve, sipas tij gjoja për të bërë rrugë
‘Në vend të ndërtimit të infrastukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.
Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër.
Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk’, shkruan Masha, krahas videos./l.m