Përfundon restaurimi i rrugës Burrel-Klos, e cila prej 30 vitesh qëndronte në gjendje të mjeruar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë thekson se kjo rrugë ka lehtësuar barrën e banorëve të zonës të cilët kanë vuajtur për disa dekada në këtë aks skandaloz.
“Mirëmëngjes dhe me pamjet e rrugës Burrel-Klos, ku siç u zotuam, u vu dorë pas 30 vjetësh, e u lehtësua barra e rëndë e gjithë atij mileti, që për dekada hoqi picirrin në atë aks skandaloz, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /l.m
Ishte
Është