Lideri i ultrasve të Lazio-s Fabrizio Piscitelli, ose siç njihet ndryshe me pseudonimin Diabolik, është vrarë në Romë ditën e mërkurë.
Ai kishte shkuar të takonte dikë në parkun Acquedotti dhe aty është qëlluar me armë zjarri.
Piscitelli ishte një person që kishte lidhje me botën e krimit, ai përflitej se merrej me trafik të lëndëve narkotike.
/a.r