Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 47-vjeçarit Lazer Tozaj, në Selenicë të Vlorës. Mësohet se viktima ishte i përfshirë në trafik droge.
Sipas “BalkanWeb” Tozaj ishte arrestuar së bashku me tre persona të tjerë në vitin 2005 dhe ishte marrë i pandehur nga Krimet e Rënda, për shkak të trafikut të drogës.
Mësohet se ai ishte pjesë e një grupi kriminal, që kishte trafikuar 1145 kilogramë hashash në Kavajë, ndërsa përfshirja e 47-vjeçarit në trafik dhe roli i tij ishte zbuluar pas katër vitesh hetim.
Ai u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës me tre plumba, në prag të shtëpisë së tij, ndërsa raportohet se përdorte dy emra, pasi njihej edhe si Nikola Ikonomi.
/a.r