Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë.
Raportohet se të shtënat janë shënuar në Selenicë të Vlorës, ndërsa është plagosur një person.
Por pak me vone janë zbardhur detaje të reja nga vrasja me armë zjarri në Selenicë të Vlorës, gjatë mbrëmjes së sotme.
Raportohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital 45-vjeçari Dilaver Tozaj.
Nga të dhënat e para, mësohet se viktima është gjetur i plagosur me tre plumba pranë banesës së tij.
Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit me makinë private, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Njoftimi i policisë:
Ne sallen operative te DVP Vlore, urgjenca e spitalit ka njoftuar se një person D.T, rreth 50 vjec nga Selenica dyshohet i plagosur a vetplagosur me arme zjarri pistolete, (kjo ende e paqarte,) dhe po transportohet me makine private drejt spitalit.
Urgjenca ka nisur autoambulancen me ekipin mjekesor dhe akoma ska mbritur ne spital. Sherbimet e policise dhe grupi hetimor jane nisur menjehere ne drejtim te vendngjarjes dhe pritet të zbardhin shkaqet e plagosjes.