Paris Saint-Germain ka njoftuar shitjen përfundimtare e Kevin Trapp tek Eintracht Frankfurt.
Portieri gjerman firmosi kontratë deri në vitin 2024 me “Shqiponjat”, me të cilët sezonin e fundit luajti në huazim. Për Trapp është një rikthim në shtëpi, pasi në vitin 2015 PSG e bleu pikërisht nga klubi gjerman portierin.
Me këtë lëvizje, PSG qartëson strategjinë në merkato: Duhet të blihet patjetër një portier.
Buffon dhe Trapp u larguan, ka mbetur vetëm Areola, i cili nuk konsiderohet si portier i parë dhe Leonardo është vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e portierit të Milani, Gianluigi Donnarumma.
/a.r