Nga Erjon Braçe
Atyre per Luften Antifashiste Nacional Clirimtare, atyre per Qeverine e Partine Socialiste, lidhur me kete Lufte!
Pergjigja e pare; Qeveria, Partia Socialiste jo e jo, nuk i ka kerkuar, nuk ka urdheruar, nuk ka vendosur asgje mbi nje konference te Akademise se Shkencave per “Antifashizmin pa uniforme”. Edi Rama as ka kerkuar, as ka urdheruar e as ka vendosur per nje konference te tille!
Edi Rama ka dy akte te nenshkruar, aktin per krijimin e komisioneve shteterore per perkuntimin e 75 vjetorit te clirimit te Shqiperise dhe aktin per shpalljen e dates 20 korrik si diten e veteranit te luftes antifashiste nacional clirimtare te popullit shqiptar!
Komisionin Qendror e drejtoj une!
Ftoj cdo genjeshtar, me apo pa uniforme, me apo pa pene, me apo pa histori, me apo pa Akademi, te me tregoje nje akt, nje deshmi me te cilen te provoje te kunderten.
Me kete rast, me duhet te them se komisioni qe une drejtoj ka zhvilluar disa mbledhje me pjesmarrjen e nderuar te
Komitetit Kombetar te Veteraneve, ka bashkepunuar ngushte me te, ka marre prej tyre propozime te vlefshme per Programin e aktivitetet per te kujtuar me dinjitet luftën antifashiste nacional çlirimtare dhe 75 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë.
Pra, neveris cdo genjeshter, shpifje, artikuluar pa cipe, mllef e urrejtje, per qellime mirefilli politike nga cilido politikan i perfshire!
Pergjigja e dyte; Qeveria, Partia Socialiste, kane cmuar e cmojne pa fund,
Luften Antifashiste Nacional Clirimtare, kontributin jetik, historik, te atyre mijera burrave e grave, djemve e vajzave qe u bashkuan e krijuan Ushtrine Antifashiste Nacional Clirimtare, forca kryesore ne clirimin e atdheut!
Kurre ne nuk jemi lekundur ne kete qendrim, as si politikane, as si qeveritare.
Cdo politikani, me duhet ti kujtoj kete qendrim mbajtur ne 2 maj 2019:
Ne luften dhe veprimtarine e Levizjes Nacional-Clirimtare, ne teresi e te udheheqesve te vecante te saj, rendojne hije te frikshme aktesh kriminale e terroriste si vrasje njerezish te pafajshem te rreshtuar ne formacione ushtarake te Ballit Kombetar, Legalitetit, bajraktareve te Veriut etj.
Ky qendrim nuk eshte i imi! Ndaj boll!