Nga ekonomia në demokraci, Europianët po ndjehen optimistë për gjendjen e BE-së, sipas një studimi të ri të Eurobarometrit.
Me 44%, besimi në BE është në nivelin e tij më të lartë që nga viti 2014. Ndër gjetjet e tjera kryesore ishte fakti që 61% e europianëve janë optimistë për të ardhmen e BE-së.
Ndërkohë, 55% e europianëve thanë se janë të kënaqur me mënyrën e funksionimit të demokracisë në bllok, rezultati më i lartë që nga viti 2004.
Studiuesja Louise Hoon tha se referendumi i Brexit luajti një rol në pikën aktuale në “Euro-optimizëm”. Besimi dhe mbështetja për anëtarësim po rritet.
Për herë të parë, ndryshimet klimatike u bënë shqetësimi i dytë kryesor për qytetarët europianë, menjëherë pas emigrimit, vuri në dukje agjencia e BE-së.
Optimizmi është më i larti në Irlandë (85%), Danimarkë (79%), Lituani (76%) dhe Poloni (74%)”, tha Eurobarometer.
“Në anën tjetër, optimizmi është më pak i theksuar në Mbretërinë e Bashkuar (47% – 46%) dhe në Francë (50% – 45%).”
“Në këto vende, ka dashamirës dhe urrejtës”, tha Hoon, duke përfshirë Greqinë dhe Italinë në analizën e saj. (TEma)