“Akull dhe zjarr’, kështu Ibrahima Ndiaye, ish menaxheri senegalez, i përshkruan Mariemen dhe Ndeye e tij, dy vajzat siameze tre vjeçare që ndajnë me njëra-tjetrën aparatin tretës, mëlçinë dhe kanë vetëm tre veshka. Nga vendi i tij ai ka fluturuar drejt Londrës për të kërkuar ti japë shpresë vajzave të tij.
Por Great Ormond Street ka thënë që vetëm njëra prej tyre do të shpëtojë pas ndarjes. Kështu Ibrahim ka bërë zgjedhjen e tij, me zemër dhe besimin në zot, vajzat e tij do të qëndrojnë të bashkuara deri në vdekje.
Ajo që duhet të përballonte Ibrahima ka qenë një vendim i pamundur dhe është ky titulli i dokumentarit të realizuar nga Bbc, që do të transmetohet në orët në vijim. Ibrahima ka lënë vendin e tij, Nigerinë dhe me vajzat, bashkëshorten dhe katër fëmijët e tjerë ka mbërritur në Londër për të folur me kirurgët e Great Ormond Street Hospital (Gosh), një spital i specializuar për këto ndërhyrje.
Por përballë kuadrit klinik, mjeku Paolo De Coppi, kirurg italian që drejton ekipin mjekësor, ka thënë: Ndeye nuk mund ta përballojë ndërhyrjen.
Ndeye është më e qeta nga binjaket, akulli siç e quan babai i saj, por është edhe ajo me zemrën më të dobët dhe përpara pamundësisë për ti dhënë një aparat tretës, një mëlçi, dhe një veshkë njërës nga të dyja, do të jetë ajo e destinuar të vdesë. Një zgjedhje që Ibrahim nuk e ka marrë ose më saktë ka bërë një zgjedhje tjetër, duke bërë zemrën të flasë dhe besimin e saj.
Ai, një mysliman i devotshëm, nuk do ta vrasë njërën nga vajzat e saj. Edhe pse fati i tyre është i shënuar, duke parë që të dyja do të vdesin. ‘Do të jem këtu me to, deri në fund’ ka thënë Ibrahima, ‘nuk mund të vendos të vras njërën prej tyre, i dua të dyja’. (Bw)