Një grua italiane 28-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, është detyruar me forcë të ndiqte ish-partnerin e saj, një shqiptar 30-vjeçar, nga Siena deri në Foligno. Këtu ajo është mbyllur në një apartament dhe është detyruar për tre ditë të vuante dhunën seksuale të torturuesit të saj, që ishte pa dokumente në territorin italian, me një notë paralajmëruese nga Kuestori i Perugias. Shqiptari është arrestuar për rrëmbim, sulm seksual, kërcënime dhe plagosje.
Ndërsa e ka çuar në një qendër tregtare në Castel Romano, gruaja ka gjetur forcë për t’u hedhur nga makina. Duke parë praninë e shumë personave që në atë kohë ishin në parkingun e qendrës tregtare, duke përfituar nga një shpërqendrim i shqiptarit, gruaja hapi derën e makinës që ishte akoma në lëvizje dhe u hodh në rrugë duke kërkuar ndihmë.
Pavarësisht kësaj, shqiptari ndaloi automjetin dhe e arriti vajzën duke e goditur me shpulla dhe grushte, për ta detyruar të kthehej në makinë. Vetëm ndërhyrja e njerëzve të pranishëm dhe disa rojeve të sigurisë në detyrë në qendrën tregtare bënë të mundur që gruaja të shpëtonte. Kur mbërritën agjentët e stacionit policor Spinaceto, shqiptari tashmë ishte zhdukur./ l.m