Nga Alfred Peza
Deri pak vite më parë, mediat greke ishin mbushur me kronikat e zeza të shqiptarëve “të këqinj”. Ndërsa sot, çdo ditë e më tepër flitet për një realitet i ri, krejt ndryshe në jetën dhe ekonominë e fqinjit tonë jugor.
Nuk është fjala thjeshtë dhe vetëm për 1.121.472 turistët shqiptarë që u regjistruan në Greqi më 2018 dhe as për lajmin befasues se ata shpenzojnë atje më shumë edhe turistë nga vende më të pasura se ne.
Fakti se në Greqi sot shqiptarët kanë rreth 20-30 mijë binzese e miliarda euro depozita bankare, na bëjnë një realitet tjetër. Pa harruar këtu, edhe realitetin politik, pasi dhjetra mijëra gëzojnë tashmë të drejtën e votës.
Lajmet me shqiptarë të burgosur e me emigrantë të vrarë nëpër burgje, janë një anë e hidhur.
Sikundër lajmet e herëpashershme për debatet raciste, me nxënësit e shkëlqyer shqiptarë, që duhet të mbajnë flamurin nëpër shkolla.
Sin Boy është një reper shqiptar që po i vë “flakën” muzikës greke, ashtu sikundër të njëjtin sukses po shijojnë edhe Eleni Foureira apo Toquel.
Dikur na ndanin paragjykimet e thella mes fqinjësh ballkanikë. Sot na bashkon lëvizja e lirë pa viza, tregu dhe ekonomia.