Ky është momenti kur policët amerikanë qëllojnë për vdekje me armë zjarri, burrin që vrau nëntë persona në Ohio dhe plagosi 27 tjerë.
Vrasësi i identifikuar si Connor Betts, 24-vjeç, qëlloi me armë në një zonë të frekuentuar në Dayton, Ohio.
Shefi i policisë së Dayton, Richard Biehl, ka deklaruar se zyrtarët policorë që po patrullonin në Oregon pak minuta para se të mbylleshin lokalet e natës, filluan të vrapojnë në drejtim të personit që kishte shtënë mbi qytetarët me një pushkë automatike.
“Zyrtarëve policorë nuk u janë dashur më shumë se 20 sekonda që ta lokalizojnë dhe neutralizojnë personin që shtinte mbi njerëzit me pushkë automatike”, tha Biehl.
4- vjeçari Connor Betts ishte armatosur me një mori karikatorësh e veshje antiplumb.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi në harkun e 30 sekondave rreth orës 1 të mëngjesit të 4 gushtit.