Teksa anëtarët e mazhorancës në KQZ kanë marrë lejen e zakonshme, partia e Monika Kryemadhit, e Fatmir Mediut dhe ajo e Agron Dukës kërkojnë të regjistrohen për zgjedhjet e 13 Tetorit.
Ka qenë Endrit Brahimllari nga LSI ai që ka dorëzuar kërkesën për regjistrim, duke njohur kështu dekretin e Presidentit Ilir Meta. Ndërkohë qvedhe PR dhe PAA kanë dërguar një kërkesë të ngjashme në Protokollin e KQZ-së.
Sot është edhe afati i fundit i regjistrimit nëse zgjedhjet do të organizoheshin në 13 Tetor.
Pak ditë më parë, zgjedhje në këtë datë kërkuan edhe partitë e Fatmir Mediut dhe Agron Dukës.
Por mbledhja e thirrur nga Klement Zguri dështoi për shkak të mungesës së anëtarëve të tjerë.
Kështu, krahas çdo debati, tashmë nuk ka asnjë institucion që mund të organizojë zgjedhjet e kërkuara nga Ilir Meta.
/javanews/a.r