Nuk ka mundur që tu shpëtojë plagëve të marra nga sulmi i armatosur biznesmeni vlonjat, i cili u plagos një ditë më parë në lokalin e tij në lagjen “1 Maji”.
Mësohet se Arben Beqiraj ndërroi jetë në spital, ndonëse mjekët bënë të pamundur që t’a shpëtonin.
Ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekimin e nevojshëm në spital. Policia ende nuk ka një pistë zyrtare për motivet e krimit të rëndë, por mjaftohet duke thënë se gjithçka ka ndodhur për motive banale.
Një ditë më parë, u raportua se janë identifikuar autorët e ngjarjes, shtetasit Sh.,L dhe E.Xh, por pavarësisht kësaj ende nuk kanë rënë në prangat e policisë. Sipas të dhënave, thuhet se gjatë natës janë shoqëruar në total 20 persona, në cilësinë e dëshmitarëve okularë, apo që kanë dijeni për ngjarjen./realstory/