Hetuesit rusë kanë deklaruar se kanë publikuar fakte të pastrimit të parave nga Fondacioni Anti-Korrupsion i liderit opozitar Aleksei Navalny, fondacion ky që ka punuar në publikimin e pasurisë së dyshimtë të zyrtarëve rusë.
Punëtorët e fondacionit kanë “pranuar një shumë të parave nga palët e treta të cilat janë prokuruar ilegalisht”, tha Komiteti rus i Hetimeve në një deklaratë më 3 gusht, ku u theksua se shuma e gjetur shkon deri në 15.3 milionë dollarë.
Më tutje, thuhet se këto mjete janë transferuar në llogari bankare dhe pastaj në Fondacionin Anti-Korrupsion.
Ky aksion vjen pas protestave opozitare në Moskë ku qindra protestues u ndaluan nga policia.
Navalny,kundërshtues i madh i korrupsionit dhe Kremlinit,është duke mbajtur 30 ditë burg për shkak të prishjes së rendit publik.