Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave që humbën jetën pas sulmeve të njëpasnjëshme në SHBA.
Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar shkruan se shqiptarët solidarizohen me kombin amerikan.
“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”, shkruan Meta.
Nga sulmet në SHBA, një në një qendër tregtare në Teksasdhe një në një lokal në Ohio humbën jetën 29 persona të pafajshëm.