Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka kujtuar nënën e tij të ndjerë me disa fjalë prekëse dhe plot dhimbje.
Si sot një vit më parë, Gjebrea u përballë më një situatë që nuk është e lehtë të kalohet, pasi nëna e tij ndërroi jetë. Lajmin asokohe e bëri të ditur vetë moderatori.
Përmes një postimi të bërë pak më parë në “Instagram”, Ardit Gjebrea shkruan:
“Sa shpejt iku 1 vit mam, sa gjëra kanë ndodhur e po ndodhin mam, a qesh ti me to? A mërzitesh ti? A nuk më tregon pak se çfarë bëhet aty ku jeton ti? A takohen me njëri-tjetrin ata që nuk janë më dhe a qeshin me të kotat e zënkave, apo janë penduar për mëkatet që kanë lënë mbi tokë dhe do donin t’i ç’bënin? Kur ike ti, mua m’u shemb bota, shtëpia nuk është njësoj. Nuk ka ditë që kur dal nga shtëpia kthej kokën aty, tek korridori ku ti më thua: mirupafshim dhe më puth me dorë dhe çdo ditë unë aty të kam, duke ma bekuar ditën. Je aty mam, je kudo, çdo ditë… dhe prapë më mungon, sa shumë më mungon”./l.m