Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
Sipas të dhënave të para mësohet se familja kishte ndezur zjarrin, ndërsa flakët përfshinë oxhakun. Report Tv sjell pamjet nga banesa që u përfshi nga flakët.
Të gjithë pjesëtarët e familjes dolën me shpejtësi nga banesa dhe nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarrfikësja ka vendosur flakët nën kontroll.
g.kosovari