Biseda vere, jo politike. Mos prisni diçka për Shkodrën politike, po për atë historike. Carl
Bildt është një personazh i çmuar i politikës europiane.
Ai ka shërbyer si kryeministër i Suedisë në vitet 1991-1994 dhe si ministër i Jashtëm në
vitet 2006-2014, ndërsa sot është bashkë-kryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e
Jashtme.
Bildt duket se këtë verë një udhëtim e ka çuar në Shkodër, ku ka postuar një foto ku
shkruan: “I ndodh njeriut të përfundojë në Shkodër. Por ia vlen është një qytet
interesant”
Pas pak minutash ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, me origjinë shkodrane, Ditmir
Bushati, duke shkruar: “Shkodra është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Një
qytet që kombinon trashëgiminë astro-hungareze me atë Veneciane dhe otomane. Plus
atë të socializmit sigurisht. Ka pafund gjëra për të parë në qytet dhe zonat përreth”.
Bushati para pak ditësh u shkarkua nga detyra për Shkodrën, por në të vetmin koment
që ka dhënë për median ka thënë se, nuk janë oqet që e pengojnë të vazhdojë ta
mbështesë Shkodrën. Dhe mesa duket ky ishte një rast për ta promovuar atë!/l.m