Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak Skrapar dhe betimit të 15 këshilltarëve, ka bërë betimin edhe kryetari i ri i bashkisë Skrapar, Adriatik Mema.
Në ceremoninë e organizuar brenda ambienteve të bashkisë Skrapar,ku nuk ka pasur asnjë debat apo incident me opozitën, kanë qënë të pranishëm edhe Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe dy zëvendësministrat e brendshëm Romina Kuko dhe Juljan Hodo.
Mbledhja e parë e konstituimit të Këshillit Bashkiak Skrapar, të dalë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, zgjodhi me 14 vota “pro” Edlira Shkëmbin si kryetare të këtij këshilli. Adriatik Mema, konkuroi i vetëm dhe pa asnjë rival në zgjedhjet e 30 Qershorit dhe ky është mandati i tij i parë në drejtimin e bashkisë Skrapar.
Konstituimi i bashkisë Skrapar ishte i fundit për Bashkitë e Qarkut të Beratit, pas përfundimit edhe të dy bashkive të vogla si në Poliçan e Skrapar./l.m