Televizioni Klan në Shqipëri ka njoftuar se nga 1 Gushti ky televizion nuk do të jetë më në platformën e kompanisë DigitAlb.
“Kompania Digitalb ka hequr nga platforma e saj sinjalin e Tv Klan dhe Klan Plus. Kjo si rezultat i dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës së re mes dy kompanive”, thuhet në njoftimin e këtij televizioni.
Poashtu Televizioni Klan ka njoftuar shikuesit se transmetimi i këtij televizioni do të vazhdojë në platformën digjitale tokësore pa pagesë.
“Ndërkohe Klan njofton shikuesit e tij që e kanë ndjekur nepërmjet platformës Digitalb se prej ditës së sotme sinjali i Tv Klan dhe Klan Plus veç platformës pa pagesë digitale tokësore, është edhe në transmetim satelitor në platformën Tring si dhe në të gjithë kompanitë kabllore dhe IPTV në Shqipëri, Kosovë dhe në Europë”, njofton Televizioni Klan.