Kryedemokrati Lulzim Basha publikon një video me anë të së cilës thotë se afera e gjashtë kullave 200 milionë euro është “obsesioni dhe makthi i hajdutit psiqik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako”.
Ne video nënvizohet se Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për shpalljen ‘non grata’ të Vangjush Dakos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më tej shtohet se Vangjush Dkao dhe krimi i organizuar janë një dhe se duke blerë pushtetin për Ramën, shtojnë pasurinë për veten.
Video mbyllet me fjalët: “Pa ndëshkimin e Dakove që vodhën zgjedhjet, nuk do të ketë demokraci dhe drejtësi. Shqipëria si Europa”.
/a.r
Basha nxjerr videon: Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për shpalljen ‘non grata’ të Dakos on Vidnews.