Rreth orës 22:00 Lulzim Basha ka mbledhur në takim kryetarët e partive aleate.
Lajmi konfirmohet nga terreni, ndërsa takimi është zhvilluar në ambientet e selisë blu.
Mësohet se temë e diskutimi ka qenë opsioni për t’u regjistruar në zgjedhjet e shpallura nga Presidenti.
Kreu i PD ka thënë në takim se partitë kanë afat deri në 4 gusht për t’u regjistruar në KQZ, bazuar në dekretin e Ilir Metës. Por ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka shpallur asnjë procedurë të tillë.
Ditën e sotme Fatmir Mediu deklaroi publikisht se Basha gaboi duke i liruar bashkitë e djatha në ‘paqe’. Ndërsa Dashamir Shehi kërkoi të mos shkohet në zgjedhje me Ramën kryeministër.
Ndërkohë që të enjte në mbrëmje, opozita ka konceptuar edhe një letër drejtuar KQZ-së.
/JavaNews/ a.r