Pamjet e një përleshje masive që ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit po qarkullojnë në mediat sociale.
Sic shihet në videon më poshtë, në sherr janë përfshirë një grupi të rinjsh, e motivet e zënkës mbeten të paqarta.
Kanë qenë turistët dëshmitarë që kanë shpërndarë edhe videon në rrjetet sociale.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth mesditës së 31 korrikut. Raportohet gjithashtu se disa prej personave të përfshirë në sherr kanë qenë pushues nga Kosova.
NJOFTIMI
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë filluan procedimin penal, në gjëndje të lirë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” për shtetasit;
-B.P., E.P., B.A., I.P.,E.P., dhe B.A.
Këta shtetas, më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme