Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini është bërë sërish shenjestër e kritikave në Itali. Kjo ka ndodhur për shkak të një videoje të publikuara nga “La Republicca” ku djali i tij Federico, 16-vjeç, merret nga policia e Shtetit italian dhe argetohët duke i bërë xhiro me një motor uji.
Kjo skenë ka ndodhur në bregdetin e Milano Marittima, në Papeete Beach, ku Salvini po kalon pushimet verës. Në një moment, ai shkelmon topin në det dhe i pëshpërit një polici: “Unë po shkoj në çadër”. Pas kësaj policia merr motorin e ujit dhe shëtit Federicon.
Kjo skenë është filmuar nga një reporter, ndërsa në video shihet se dy persona përpiqen t’i largojnë kameran reporterit.
Për të shmangur përmendjen e emrit të të birit të Salvinit, dy policët mohojnë faktin që në motorin e ujit që drejtohet nga një polic ndodhen dy persona ata i dalin shpesh herë para kameras në mënyrë që djali i Salvinit të mos duket. Pasi vunë re se reporteri po filmonte gjithçka njëri prej policëve pa unifmormë i bën thirrje policit tjetër që po ngiste motorin e ujit që të kthehet në breg.
Ndërkohë pasi lajmi u bë publik, ministri Salvini ka kërkuar edhe falje duke thënë se i gjithë faji bie mbi të dhe jo tek policia: “Gabimi im si baba, asnjë përgjegjësi nuk duhet t’i jepet policëve, të cilët përkundrazi i falënderoj sepse çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për vendin tonë ”
Partitë e opozitës nuk e humbën mundësinë për të sulmuar Ministrin e Brendshëm: “Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë tonë dhe të mos argëtojë familjen e Salvinit”, tha Emmanuel Fiano nga Partia Demokratike e qendrës së majtë (PD).
Ligjet ndalojnë përdorimin e mjeteve shtetërore, për më tepër ato të policisë për qëllime turistike.
g.kosovari