Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:20 në autostradën Veles – Shtip në hyrje të Novo Sellës, gjatë një përplasje të drejtpërdrejtë mes një furgoni dhe një autobusi.
Siç informon Veroljub Dodevski nga SPB-Veles, deri tani një person ka ndërruar jetë ndërsa disa të lënduar janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles.
Në vendngjarje është edhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët po nxjerrin të lënduarit nga autobusi, ndërsa policia po kryen hetime në vendin e ngjarjes./Alsat
g.kosovari