Korça nuk po qetësi nga lëkundjet e tërmetit. Qarku i Korçës është tronditur sërish nga tërmet, ku vetem mengjesin e sotem jane regjistruar dy goditje te tjera.
SipasInstitutit të Gjeoshkencës, ne oret e para te mengjesit jane regjistruar dy termete, i pari me magnitide 2.7 dhe tjetri me i forte me magnitide 3.
Kujtojme se keto goditje pasojne ato te nje dite me pare, qe shkaktuan panik te madh nder banoret, aq sa shume syresh pane te udhes ta kalonin naten jashte.
Janë kryesisht banorërë të pallateve dhe kateve të larta të tyre që thonë se patën plasaritje dhe çarje të mureve nga tërmeti i rënë në orën 16.21.
Nata nuk parashikohet e qetë edhe për atë pjesë të banorëve që do të zgjedhin të flenë në banesat e tyre.
Nga ana e drejtuesve të pushtetit lokal ka nisur të vihen në lëvizje shtabet e emergjencave civile për çdo të papritur nga vazhdimi i tërmeteve.
Nga 1 Qershor, në rajonin e Korçës janë regjistruar afro 3000 lëkundje.
g.kosovari