Këshilli i ri i Bashkisë Roskovec ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku kanë marrë mandatet 19 këshilltarë nga 21 që është numri i përcaktuar i këshilltarëve për Roskovecin.
Pas zgjedhjes së komisionit të mandateve dhe verifikimit të tyre kanë marrë mandatin 17 këshilltarë nga PS, 1 këshilltar nga Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet dhe 1 këshilltare nga PDS. 2 anëtarë këshilli nga PS nuk kanë marrë pjesë në mbledhje duke bërë të pavlefshëm edhe mandatin e tyre.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Roskovec është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i ri i këshillit të Bashkisë Roskovec, Kadri Hysa si dhe zvëndëskryetarët.
Mbledhja e sotme e këshillit të bashkisë ka zgjedhur edhe anëtarët për këshillin e Qarkut Fier. Në mbledhjen e sotme gjithashtu ka kryer betimin edhe kryebashkiakja e Roskovecit për një mandat të dytë Majlinda Bufi./l.m