Një shqiptar 33-vjeçar nga Kosova perfundoi ne prangat e policise gjermane, pasi shtoi shpejtesine ne tentative per t’i shpetuar ndjekjes se policise.
Policët i bene shenje te ndalonte ne segmentin e autostradës Bramsche-Neuenkirchen-Vörden, shkruan osradio.de.
Por ai, edhe pse kishte te bijen 6 vjece ne makine, i dha gaz dhe nisi gare me policine, duke perfunduar keshtu ne nje are me drither buze autostrade, transmeton albinfo.ch.
Doli nga makina me shpejtesi, por la brenda saj te bijen 6 vjecare. Pak kohe me pas policia qe iu vu ne ndjekje arriti ta kapte.
Siç u konstatua pastaj, ai ishte dëbuar nga Gjermania para dy javësh por kishte hyrë sërish në vend, ilegalisht.
Sipas hetimeve të para, makina nuk ishte ne rregull me dokumentacionin, as e siguruar. Ai u vu ne pranga, iu bllokua patenta, nderkohe qe policia njoftoi nenen e femijes qe te merrte 6 vjecaren.
g.kosovari