Këngëtarja më e përfolur kohët e fundit në Kosovë, Fjolla Morina ka folur për përformancën e saj të pak ditëve më parë në Skenderaj, pasi u kritikuar për veshjen e saj, për faktin se kishte edhe shumë fëmijë afër skenës.
Ajo ka folur për mediat kosovare ku është shprehur se, “ndoshta në koncertin e radhës dal e zhveshur fare.”
Por nuk ka kuptuar kritikat.
Fjolla shjpegoi edhe se nuk ka qenë e qëllimshme dalja e saj në Ferizaj.
“Nuk e kam pasur në plan me dal me qëllim ashtu”, ka treguar Morina.
Ajo shtoi se në performancën e saj të fundit “Kam bërë performancë, si yjet botërore”, duke iu referuar ndoshta Beyonce.
Fjolla Morina ka folur edhe për kritikat mbi prezencën e shumë fëmijëve në atë koncert. – “Nuk e kuptoj çfarë ka të keqe ka. Fëmijët kanë dashur të më shohin”, ka thënë ajo.
Këngëtarja ka treguar edhe për një rast kur e ka marrë një vajzë të vogël në karrocë në skenë dhe ka kërkuar nga të pranishmit që të thërrasin emrin e saj.
Më tej Fjolla Morina ka treguar edhe nëse do të vazhdojë me projekte të tjera. – “Do të vazhdoj me koncerte të mëdha.”
Në bashkëpunim me Berao ajo sapo nxori këngën e fundit, “Nace Nace”, teksa ka performuar me një gjarpër në videoklip.