Presidenca do të zhvillojë ditën e sotme një konferencë për shtyp.
Mësohet se konferenca do të zhvillohet në orën 12:00 dhe përfaqësues nga ky institucion bëjnë me dije se bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme, por pa e specifikuar se për çfarë.
Kjo është konferenca e tretë e zhvilluar brenda një harku kohor shumë të shkurtër, prej 24 orësh nga Presidenca.
Ajo vjen në vazhdimësi të deklaratës së këshilltarit Bahri Shaqiri dhe kreut të shtetit Ilir Meta.
Ky i fundit, duke iu drejtuar dje gazetarëve, tha se duhet pak durim sepse nuk do të ishte komunikimi i tyre i fundit për muajin korrik.
/a.r