Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës 42-vjeçarja, Mimoza Selimi, e cila mbeti e plagosur si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në shtëpinë e saj.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 17 korrik 2019, në Selenicë të Qarkut të Vlorës, ku i plagosur mbeti edhe burri i saj, Rexhep Selimi.
Mimoza Selimi, nënë e 3 fëmijëve, u dërgua në spitalin e Tiranë për një mjekim më të specializuar por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Djali i viktimës, Muhamet Selimi për mediet ka treguar momentin se si e ka marrë vesh lajmin e ngjarjes së rëndë.
“Më tha kushëriri në orën 1 të natës, por nuk e dija nëse ishte për këtë apo për punë tjetër. E kam marrë vesh tamam në orën 06:00 dhe u nisa direkt.”
“Babi vetëm sa është plagosur pak. Situata ka qenë e tillë. Kishim një bombol të vjetër dhe mami mori një bombol të re dhe nga momenti i montimit mund ta ketë harruar edhe të hapur. Përderisa ka pasur plasje të mureve nga të gjitha anët besoj se ka pasur rrjedhje në të gjitha anët”, theksoi ai pas lajmit të hidhur.