Një shpërndarës droge është arrestuar në Tiranë. Gjatë operacionit “SHTRAUS” ra në pranga 27-vjeçari me inciale L. F., lindur në Bukuresht dhe banues në Tiranë si edhe u sekuestruan 20 doza heroinë.
27-vjeçari u kap në flagrancë me doza heroinë, të gatshme për t’u hedhur në treg në zonën pranë sheshit “Shtraus”.
Ai ua shiste drogën personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike.
“Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me heroinë, një peshore elektronike, për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në sasira të vogla, si edhe 35.000 lekë të grumbulluara nga shitja e lëndës narkotike Heroinë dhe një celular,”, raporton policia.
Uniformat blu raportojnë se i riu rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
g.kosovari