Rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm një makinë është përfshirë nga flakët.
Automjeti i djegur tip ‘Hyundai’ është në pronësi të D.A, dhe në momentin që është djegur ka qenë e parkuar para banesës së tij.
“Më datë 30.07.2019, rreth orës 02:20, në lagjen nr.1 në Bilisht, është djegur mjeti tip “Hyundai” në pronësi të shtetasit D.A, i parkuar para banesës së tij”, bën me dije policia.
Makina në fjalë ishte e montuar me impiant gazi gjë që mund të ketë shkaktuar defekt dhe më pas zjarrin e rënë.
Megjithatë grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.
g.kosovari