Konstituohet Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës. Pas 21 anëtarëve të rinj të këshillit bashkiak, teksa 20 i përkasin Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe një është i Demokracisë Sociale është betuar edhe kryetari i ri i bashkisë, Haxhi Memolla.
Të pranishëm ishin edhe Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali, e cila së bashku me Ervin Bushatin drejton qarkun e Tiranës.
Rrogozhina është një prej bashkive ku Partia Socialiste nuk pati kundërshtarë përballë më 30 qershor, ndërsa tashmë nga PDIU-ja kalon në drejtimin e PS-së.
Sot pritet që të konstituohen edhe këshillat bashkiakë të Tiranës dhe të Kavajës.
g.kosovari