Sekretari për Marrëdhëniet me Median në PS, Alfred Peza është tallur rëndë me presidentin Ilir Meta që parashikoi një tërmet shumë të fuqishëm, por që u përgënjeshtruar pak orë më vonë nga specialisti grek i fushës.
Peza thotë se dita nuk duhet çuar dëm, pa asnjë të qeshur dhe këtë na e mundëson kreu i shtetit.
Statusi i plotë i Pezës:
Menduat se ishte thjeshte nje ceshtje filxhani?
Se ishte ceshtje e faljes se gjynaheve ne Kishen e Lacit?
Apo perbetimi per Abaz Aliun? Eshte shume me e thelle se kaq.
Ilir Meta pasi parashikoi me saktesine matematikore te Lulit, qametin e 30 Qershorit; bazuar ne aftesine parashikuese te “Circes” Monike dhe me fantazine e sjellesit te fatkeqesive Sali, sot ka habitur kupolen e botes shkencore, me aftesite e tij telepatike.
Ka parashikuar nje termet 30 here me te fuqishem, qe do na rrafshoje pa nam e pa nishan, te gjitheve ne ballkanasit e gjore, qe nuk zbatuam mesimet e urta e te vyera te Presidentit tone mendjendritur!
Hajde dhe mos e beso po deshe thenien se “Dita e çuar më dëm nga të gjitha ditët, është ajo që kalon pa asnjë të qeshur!”😅😅😅