Dy të rinj janë arrestuar pasi goditën me sende të forta një person dhe më pas kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.
Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në Lushnjë, ku 31-vjeçarët G.L, nga Tirana, dhe M.V, nga Lushnja, kanë goditur me mjete të forta shtetasin J.B., 30 vjeç, banues në Lushnje.
Pas telefonatës në numrin 112 të Sallës Operative, në vendngjarje shkuan punonjësit e policisë, por dy të rinjtë nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të Patrullës për t’i shoqëruar, duke i kundërshtuar me dhunë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.