Një person është arrestuar pasi goditi punonjësin e Policisë Bashkiake duke e penguar atë gjatë kryerjes së detyrave. I arrestuari sipas policisë është L.Dh. 50 vjeç, banues në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur para dy netësh te lagja “Pavarësia”.
50-vjeçari tashmë do të përballet me akuzat e kundërshtimit dhe goditjes së efektivit të policisë bashkiake.
/a.r