Divorcet përjetohen shumë keq edhe psikologjikisht jo vetëm për nënat dhe fëmijët, por edhe më së shumti nga baballarët.
Studimet sugjerojnë se pikërisht burrat duhet të mendohen dy herë përpara se t’i japin fund një martese.
Statistikisht, niveli i burrave të divorcuar që kryejnë vetëvrasje është tri herë më i lartë se i grave të divorcuara.
Burrat e divorcuar kujdesen më pak për shëndetin, duke ulur përdorimin e ushqimeve të shëndetshme e duke konsumuar më shumë lëndë të dëmshme, si duhani apo alkooli.
Prandaj edhe kanë më shumë gjasa të neglizhojnë vizitat te mjeku, dhe të vdesin nga sëmundje që mund të kishin qenë të trajtueshme.
Këto përfundime janë shkruar në librin “Dying To Be Men”, nga Uill Kourenaj, i cili thotë se humbja e kontaktit me fëmijët dhe me partneren, pas divorcit, i shtyn burrat drejt depresionit vetëvrasës më fort sesa gratë.
Studimi sugjeron se burrat e martuar janë më të shëndetshëm dhe më pak të stresuar se të divorcuarit.
Nga statistikat, burrat e pamartuar kanë 70% më shumë gjasa që të vdesin se burrat e martuar.
Edhe pse martesa nuk është e përkryer dhe shpesh stresi në çift ndihmon sëmundje të tjera, si artriti apo kariet e dhëmbëve, në përgjithësi, të martuarit janë shumë më të shëndetshëm.
g.kosovari