Inva Mula ka pasur mysafirë në koncertin e mbrëmjes së djeshme në Korçë dy spektatorë tepër specialë, djalin e saj dhe partneren e tij franceze.
Anthony Çako, djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos, prej vitesh është në një lidhje me një franceze, Marie.
Anthony dhe Marie kanë ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.
Mbrëmjen e djeshme ata kanë qenë të pranishëm në një koncert në Korçë, ku performoi sopranoja Inva Mulës.
Partnerja e djalit të saj Marie ka postuar disa video nga ky koncert duke treguar kështu marrëdhënien shumë të mirë që ka me “vjehrrën”.
Inva pas ndarjes me Pirro Çakon, është martuar sërish, me Ethem Ramadanin, ndonëse pati disa lajme që qarkulluan kohët e fundit mbi ndarjen e tyre.
Gjithsesi sopranoja i përgënjeshtroi ato, ndërkohë vijon karrierën e saj e qetë.