Është e vështirë të përballosh vapën në këto ditë në nxehta.
Kafshët kudo nëpër Europë po gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’u freskuar, ashtu si edhe njerëzit, nga i nxehti ekstrem që ka përfshirë kontinentin këto ditë.
Edhe ky ari, i ndodhur në një kopsht zoologjik, është futur në një pishinë dhe madje mban edhe një kupë me akull, duke u treguar njerëzve se vapa e këtyre ditëve është e papërballueshme. Ariu është fotografuar në Hanover të Gjermanisë.