Në këtë moment nuk mund të bëjmë ende bilance, kemi shumë futbollistë në shtëpi. i dhamë hapësirë të rinjve, që ishin gati”.
Maruzio Sarri, trajneri i Juventusit, komenton kështu barazimin 3-3 ndaj “top 11” të kampionatit në Korenë e Jugut.
“Tani, për 10 ditë, mund të stërvitemi pa ndeshje dhe mund të bëjmë një përgatitje ashtu si duhet. Ronaldo? Ishte e parashikuar që të luante më pak, por sot i fola dhe m’u duk tepër i lodhur, ndaj mendova ta lija pushim”.
“Kemi luajtur në një stadium të bukur, me një publik të madh dhe një terren perfekt”.