Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbyll muajin korrik me një axhendë të ngjeshur për Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. KPK do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Altin Dumani, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë, ndërsa e nis muajin gusht me shpalljen e vendimit për Dhurata Haveri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore më 30 korrik ora 9:00 me subjektin e rivlerësimit Altin Dumani, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.
KPK ka shpallur dhe trupën gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja, Roland Ilia.
Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë me 1 gusht ora 9:30 një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Dhurata Haveri.
Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine, Suela Zhegu do të shpallë vendimin për Dhurata Haveri, gjyqtare pranë Gjykatë së Apelit për Krime të Rënda.